LajmeRajon

Debati për floririn që mori Mbreti Zog, Artan Lame thirrje për hetime: Princ Leka të japë llogari para shtetit!

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939. Nisur nga dokumentet e reja, të publikuara nga Drejtori iu Arkivave, Ardit Bido, Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Noë” në “Euronews Albania”, Lame tha se Princi Leka duhej pranuar të kthej në Shqipëri, me kushtin që të jepte llogari para shtetit.

“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari. Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson,”- tha Lame.

Si qëndron puna me këto dokumente?

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 dhe sipas tyre, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

Princ Leka ka reaguar dhe është shprehur se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara. Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close