
Në një intervistë ku shpalosi shumë detaje ekskluzive nga plani franko-gjerman, anëtari i këshillit drejtues të partisë më të madhe opozitare PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se njëra prej pikave është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga shteti i Kosovës.
Hamza ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se plani franko-gjerman është mere ose leje dhe nëse nuk pranon Kosova ndonjë pikë të marrëveshjes, atëherë do të ketë sanksione nga komuniteti ndërkombëtar.
“Nuk mundesh me thënë nuk e pranoj planin franko-gjerman e jo Asociacionin. Sepse Asociacioni është brenda”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.
“Qëndrimet e PDK i jep kryetari Memli Krasniqi. Unë jap mendimin tim si anëtar i kryesisë. Nuk mund të thuash jam për propozimin franko-gjerman por jam kundër Asociacionit. Është brenda”, shtoi ai.



