
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy vjetorin e fitores së VV-së për të qeverisur me vendin, ka publikuar foto me Konjufcën, Kusari-Lilën, Gërvallën dhe Pecin, në zyrën e tij, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se janë bashkë sot,sikur me 14 shkurt 2021, me përkushtim që nuk zbehet e përgjegjësi që rritet.
Ai ka thënë se fitorja e 14 shkurtit ishte ndryshe pasi ishte vet ndryshimi dhe se bashkë do të jenë deri në realizimin e plotë të zotimeve të tyre për punësim dhe drejtësi.
Por, pesë minuta pasi e ka postuar këtë, ai e ka fshirë postimin.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë sot, sikurse më 14 shkurt 2021, sikurse në secilën prej 730 ditëve që lamë pas. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.
Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vet ndryshimi. Ishte fitore, sepse fitoi populli dhe demokracia. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve tanë, të cilëve do të ju shërbejmë çdo ditë me përpikëri.
Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi.




