BotaKurioziteteLajme

Objekte jashtëtokësore mbi Amerikën Veriore?

Uashingtoni është në alarm nga objektet e panjohura fluturuese, origjina e të cilave mbetet mister për momentin. Të Dielën, avionët ushtarakë amerikanë F-16 qëlluan një objekt të paidentifikuar që qëndronte në lartësi deri 6 100 metra.

Ky ishte rasti i tretë brenda këtij muaji që në qiejt e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë shfaqen objekte të paidentifikuara, veç balonës kineze për mbikëqyrjen e motit që u shfaq më 4 Shkurt në juglindje të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë me zë për agjencinë e lajmeve Reuters, komandanti i Forcave Ajrore Amerikane nuk përjashtoi mundësinë që ato të jenë objekte jashtëtokësore.

“Nuk kam përjashtuar asnjë mundësi në këtë pikë dhe po përpiqemi të identifikojmë çdo rrezik të mundshëm që i kanoset Amerikës së Veriut”.

Pas kësaj deklarate reagoi Shtëpia e Bardhë që tha se nuk kishte të dhëna për prezencën e alienëve.

“E di që ka pasur pyetje dhe shqetësime në lidhje me këtë, por nuk ka asnjë, e përsëris, asnjë tregues të alienëve ose aktivitetit jashtëtokësor në rrëzimet e fundit.”

Për këtë rast reagoi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili hodhi dyshime se prania e këtyre objekteve tregon shtimin e mbikëqyrjes ruse dhe kineze mbi territorin amerikan. Megjithatë, Pekini hedh poshtë mundësinë që veç balonës meteorologjike, të ketë lidhje me objektet e rrëzuara gjatë 4 ditëve të fundit nga Ushtria Amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close