LajmeMaqedoniTopLajm

Seanca për rikonstruimin e Qeverisë vazhdon nesër

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski pas disa orë diskutimesh dhe akuzash politike e ndërpreu seancën e sotme të 104-të ku u diskutua për propozimin për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Ai bëri të ditur se kjo seancë do të vazhdojë nesër në mesditë.

Gjithsej 44 deputetë janë thirrur për të folur. Sipas Rregullores, nuk ka kufi se sa ditë mund të zgjasë diskutimi për temën e rikonstruimin të kabinetit qeveritar.

Sot në mëngjes në seancën e Kuvendit janë konfirmuar dorëheqjet e ish-ministrave të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski dhe të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ndërsa në kuadër të seancës së 104-të, tre ministrat e Alternativës. – për shëndetësi Bekim Sali, për shoqëri dhe administratë Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi, ministër pa portofol përgjegjës për diasporën, të cilët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close