
Alternativa as nuk ka qenë e as do të jetë shpëtimtar i ndonjë krimi. Kjo është përgjigjja e Alternativës për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të cilit i dërgojnë apel që të mos e keqpërdorë Alternativën për pikë të tija politike, informon Zhurnal.
Mickoski dje deklaroi se Alternativa para një viti e shpëtoi Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së ndërsa këta të fundit po e përzënë atë me shqelma.
Alternativa thotë se janë partia e vetme e cila propozoi zgjidhje kushtetuese për menaxhim me krimin.
“Apelojmë deri te z.Mickoski të mos e keqpërdorë Alternativën në llogaritë e tij politike me LSDM-në. As para 12 muajve kur hymë e as tani kur dalim nga shumica qeveritare, nuk e bëjmë për qejfin e dikujt. Alternativa as nuk ka qenë e as që është shpëtimtar i ndonjë krimi. Ne jemi parti e vetme e cila nga pozita e pjesmarësit në qeveri propozoi mekanizëm kushtetues për menaxhim me korrupsionin politik. Do të ishte mirë VMRO-DPMNE të shpalosë qëndrimin e vet për propozimin e Alternativës”, thuhet në reagimin e Alternativës për deklaratën e Mickoskit.
Përndryshe, udhëheqësia e Alternativës dje solli vendim të kalojë në opozitë ndërsa këtë vendim nuk e priti fare kryeministri Kovaçevski dhe në Kuvend dorëzoi propozim për rikonstruimin e Qeverisë, duke larguar të gjithë ministrat dhe zv.ministrat e Alternativës



