BotaLajme

Ukrainasit ua rëzuam dhjetë raketa, rusia sulmon me dron dhe bombardues

Ekipet emergjente dhe banorët e Kievit kanë mbikëqyrur dëmet pasi Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzuan dhjetë raketa ruse mbi qytet. Copat e një rakete kanë dëmtuar dy automjete, një shtëpi dhe telat e energjisë elektrike në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Administrata e Kievit ka bërë të ditur se në qiell kanë fluturuar bombarduesit strategjikë të Rusisë, të cilët ishin të armatosur me raketa.

Të premten, Rusia ka sulmuar Ukrainën me bombarduesit strategjikë, dronë dhe raketa në kohën kur po bën përpjekje për ta përshpejtuar ofensivën e shumëpritur të pranverës. Rusia ka përqendruar bombarduesit në lindjen industriale të Ukrainës, sidomos provincat Luhansk dhe Donetsk.

Forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur se sistemet mbrojtëse kanë shkatërruar pesë raketa Kalibr dhe pesë dronë iranianë. Ndërkaq, Rusia po përdor bombarduesit për ta dobësuar mbrojtjen ukrainase para sulmeve tokësore, të cilat sipas ukrainasve, mund të nisin në lindje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close