
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sonte ka konfirmuar lajmin e publikuar nga Top24 se po zhvillonte një takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hrisjtan Mickovski por që pas takimit Mickovski nuk u prononcua për takimin me Gashin. Sipas burime të Top24 jo zyrtarisht mësohet se Gashit ika mbetur hatri në qasjen e LSDM-së ndaj partisë së tij dhe si e tillë po planifikon që së bashku me VMRO-në, ta dërgonë vendin në zgjedhje të parakohshme duke u pajtuar kështu edhe me ish bashkëpartiakët e tij Lëvizjen Besa.
Deri më tani Lëvizja Besa nuk është prononcuar zyrtarisht për problemet me ASH-së dhe AAA-së lidhur me përfshirjen e ASH-së në qeveri, ndërsa i vetmi reagim zyrtar nga Besa ka qenë që ASH po mbështet mos rënine e BDI-së nga pushteti duke ja zgjatur jetën kësaj të fundit.



