Më 17 shkurt bëhen 15 vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë.
Qeveria sot prezantoi logon e kësaj date të rëndësishme e cila ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.
Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku./arbresh.info/