LajmeMaqedoniTopLajm

Një ditë pasi mori besimin e grave Besatare, Kaltrina Shaqiri ju drejtohet atyre që i dhanë besimin

Kryetarja e sapozgjedhur e degës rajonale të Lëvizjes Besa, Kaltrina Shaqiri Beqiri u është drejtuar me një mesazh nënave dhe motrave në Lëvizjen Besa që i dhanë mbështetke për të udhëhequr me forumin e gruas, shkruan Top24.

Në letrën e saj ajo shkruan;

Të dashura nëna, motra dhe të gjithë Ju,

Duke Ju falënderuar të gjithëve që mbrëmë në një atmosferë impozante mbajtëm Konventën Themeluese të Forumit të Gruas- rajoni i Tetovës, dëshiroj që t’ju kërkoj falje publike që mbrëmë nuk arritëm që të sigurojmë vende për të gjitha gratë që kishin ardhur të merrnin pjesë në themelimin e Degës së Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA në Tetovë. Dua të falënderoj të gjithë ato nëna, motra e vajza që përgjatë gjithë Konventës ishin të detyruara të qëndrojnë në këmbë për shkak se Qendra për Kulturë ishte e vogël për Konventën tonë. Ne nuk e kishim imagjinuar se përkrahja juaj do të jetë aq e madhe, aq impozante dhe aq masovike, nuk e kishim imagjinuar se Lëvizja BESA ishte bërë aq e madhe, aq e dashur për Ju nëna dhe motra tetovare.

Ne, mbrëmë e vërtetuam se jemi shtylla e shoqërisë, e gruaja në politikat e Lëvizjes BESA zë vend të rëndësishëm.

Mbi 1000 gra e motra. 1000 herë falenderime, 1000 herë mirënjohëse për të gjithë Ju!

Unë do të jemë zëri Juaj së bashku me 100 Kuvendaret! Bashkë për më të miren!

&https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02H9783NPfh5tp1c7WCHUbkMeMRJF7ynCkSKioYFCBdRgJf7zntkaC2n9m29aQgL5l&id=100063740978895&mibextid=Nif5oz;

Related Articles

Back to top button
Close
Close