LajmeMaqedoniTopLajm

BDI në Jegunovcë, Ahmeti: Fronti i përbashkët, investim historik

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ftoi gjitha partitë politike shqiptare dhe maqedonase në unitet, brenda një fronti të përbashkët drejt BE-së. Ahmeti e vlerësoi frontin si investim historik për marjen e vendimeve historike, krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe kthimin e të qytetarëve të vendit nga diaspora.
“Anëtarësimi në BE është një barrikadë, është një digë që e ndalon dhe krijon kushte për rikthim të atyre që gjinden andej. Prandaj, ne jemi të përkushtuar që kjo edhe të ndodhë, bashkimi I shqiptarëve të ndodh, por je vetëm I shqiptarëve por edhe I komunitetit maqedonas dhe ne jemi të gatshëm se ky është shtet I përbashkët që të dnërtojmë një front unik nëse atyre ua merr mendja që në një front dhe në një llogore të jenë me shqiptarët”, u shpreh kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti.
Ahmeti u shpreh I hapur për të bashkëpunuar me të gjithë që proceset integruese ti shpeij përpara. Reforma e mirfillit në BDI, duke I dhënë meritokraci mbi rininë, sipas Ahmetit është një ndër prioritetet e BDI-së.
“Dhe kjo duhet bërë, reformat të mirfillta, zgjedhje të lira, përparësi njerëzve meritorë, të dobishëm sepse nga I mençuri dhe I dituri dhe specialisti nuk fiton individi, fiton komuniteti. Ne jemi të angazhuar, jemi të përkushtuar të ndërtojmë të ardhmen, të respektojmë vlerat, të luftojmë të keqen, jo vetëm me deklarata në ekrane televizive”, theksoi Ahmeti.
Ahmeti foli edhe për vetingun mbi klasën politike, që sipas tij realizimi I të njëjtit është tejet i rëndësishëm për llogaridhënie dhe ti hepet fund shkelësve të ligjit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close