LajmeRajonTopLajm

Berisha nis takimet me aleatët per protestat

Beteja për 14 Majin zhvendoset në KQZ

Opozita ka ndezur jo vetëm motorët për betejën elektorale të 14 Majit, por edhe ato të përballjes në sheshe me qytetarët kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndonëse ende nuk ka një datë për nisjen e protestave, Sali Berisha dhe Ilir Mta konfirmuan pas një takimi që zhvilluan në selinë blu se janë në union për aksionin opozitar.

Sali Berisha: Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën.

Ilir Meta: Ne do ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim në rrugën e zgjedhjeve.

Por teksa “lufta” për vulën dhe logon e Partisë Demokratike është zhvendosur në KQZ pas depozitimit të emrave për anëtarë të KZAZ-ve nga ana e dy grupimeve, Berisha thotë se vetëm një vendim politik i Edi ramës mund ta bllokojë regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

“KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër përveç atij të Gjykatës së datës 25 të vitit 2022. PD do marrë pjesë në zgjedhje, do fitojë, do i japë vendin e merituar Edi Ramës në koshin e historisë”.

Por krahas vendimit të gjykatës, Ivi Kaso Sekretar për çështjet zgjedhore në selinë blu thotë se vetë KQZ-ja ka edhe një precedent në vendimarrje të ngjashme, duke regjistruar në zgjedhjet vendore të 2019 pa një vendim të formës së prerë Partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit.

Ivi Kaso: Ka shërbyer në zgjedhje, vetë KQZ ka gjykuar në atë rast ku KQZ ka thanë se mjafton një vendimmarrje e Gjykatës së Shkalës së Parë. Ne kërkojmë që ligji të zbatohet dhe po ashtu precedenti dhe të prevalojë interesi i qytetarëve.

E teksa fjala e fundit i takon arbitrit, që në këtë rast është Komisioneri për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi, demokratët e Berishës paralajmërojnë se çështjen e komisionerëve do ta çojnë deri në Kolegjin Zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close