
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se zgjedhjet vendore të 14 majit do të sjellin ndryshimin e pashmangshëm në vend.
Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një foto nga të rinjtë e PL-së në qytetin e Pukës.
Ish-Presidenti shkruan se së shpejti edhe në Pukë do të vijë ndryshimi i pashmangshëm.
Postimi i Ilir Metës:
Partia e Lirisë – Partia e Rinisë! Së shpejti në Pukë për Ndryshimin e pashmangshëm!



