
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, nesër me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike. Në këtë mbledhje në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues. Pas përfundimit të mbledhjes opinioni do të njoftohet për vendimet përmes deklaratës për media, ndërsa paraprakisht mediat do të mund të regjistrojnë inserte nga mbledhja e Kryesisë



