
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate për media kanë deklaruar se Mickoski tanimë disa ditë nuk po paraqitet nëpër media, as si i pari i VMRO-së e as si një kryetar shpic. Ata pyesin nëse Mickoski fshihet nga opinioni nga turpi pasi i ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat, dhe pasi të gjitha parashikimet i dolën të pasakta, apo fshihet në marrëveshje me Apasievin, informon Zhurnal.
NGa partia shtojnë se përshkak politikave të tij destruktive dhe veprimeve kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, Mickoski u bë rob i Levicës dhe Apasievit dhe për këtë shpesh herë është më ekstrem dhe më radikal në paraqitjet e tij që të mos mbetet prapa Apasievit.



