LajmeMaqedoniTopLajm

“Qyteti i sigurt”, policia aksion kundër bandave

Nuk do të ketë më banda të cilat nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë ndaj bizneseve, diskotekave e lokaleve, zaptonin kryeqytetin dhe zhvillonin veprimtaritë kriminale të lidhura drejtpërdrejt me nëntokën. Me këtë moto, prej të paktën 1 muaj tashmë, ekipe të gërshetuara nga njësite të ndryshme policore, patrullojnë Shkupin, me plan të mirëfilltë operativ dhe të detajuar për monitorimin, intervenimin dhe marrjen e masave konkrete ndaj elementëve të caktuar kriminalë që veprojnë në kryeqytet.

ALSAT mëson se që nga rënia e kambanës së parë të alarmit për sigurinë në vend, muajin e kaluar, si dhe angazhimin që i ka dhënë vetes dikasteri policor, një plan u përgatit për goditjen me grusht të fortë të të gjithë elementeve të nëntokës, të cilët mbjellin frikë, mashtrojnë e reketojnë pronarët e pikave të shitjes, dyqaneve, bizneseve, diskotekave etj. Sipas burimeve të ALSAT, operacioni mban emrin e koduar “Bezbeden grad” (Qytet i sigurt), ndërsa policia ka hartuar edhe listën me emrat e personave të cilët do të ndodhen nën vëmendjen e shtuar të policisë për t’i monituar nga afër aktivitetet e tyre potenciale të lidhura me krimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close