Showbiz
Luiz Ejlli shënon rekorde në rrjete sociale – më i shikuar se sa i gjithë Big Brother i vitit të kaluar

Konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në këtë kohë.
Që nga fillimi i këtij reality shou, ai ka marrë vëmendje të madhe dhe duket se ka fituar zemrat e publikut.
Eksperti i IT-së, Tom Kallanxhi, së fundmi ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku ka folur për banorët e BBVA dhe se kush nga ta është më i kërkuar dhe më i shikuar në rrjete sociale.
Foto: Screenshot/YouTube
Për këngëtarin nga Shkodra, Tomi theksoi se ka arritur gati në një miliard shikime në rrjetet sociale.
Sipas tij, një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vitit të kaluar.





