
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se ka mungesë të disa ilaçeve në Rusi, pavarësisht se vendi po prodhon më shumë barna të veta dhe sugjeroi grumbullimin e medikamenteve popullore për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.
Ndërsa barnat janë të përjashtuara nga sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, dërgesa e tyre në Rusi ndikohet nga transporti, sigurimet dhe barrierat doganore të shkaktuara nga lufta dhe masa të tjera kufizuese, thonë përfaqësuesit e industrisë, raporton skynews.
“Gjashtëdhjetë për qind e barnave në treg janë vendase. Megjithatë, disa barna janë deficit gjersa çmimet janë rritur”, shtoi ai.
Ai ka sugjeruar se Rusia mund të grumbullojë barna për sezonin e gripit në të njëjtën mënyrë që ndërton rezerva gazi gjatë përgatitjeve për dimër.



