LajmeMaqedoniTopLajm

RMV vazhdon skriningun dypalësh me Komisionin Europian

Në Bruksel sot vazhdon skriningu dypalësh për kapitullin e 3 ”E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm”.
Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e Ekonomisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Drejtësisë, Regjistri Qendror, Agjensioni për Ushqim dhe Veterinari dhe Agjensioni për Kadastër.
“Rëndësia e fushave që bëjnë pjesë në kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime po konfirmohet me pjesëmarrjen e vendit në Zonën Ekonomike Rajonale dhe përmbushjen e Planit shumëvjeçar të veprimit ku të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë shkallë sa më të lartë të harmonizimit. Po zbatojmë dhe përfshijmë aktivitete për heqjen e pengesave në procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare.”, theksoi në fjalën e saj zv.kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.
”Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente, në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi realizon aktivitete për respektimin e legjislacionit të BE-së dhe forcimin e kapaciteteve administrative në fushën e shërbimeve. Aktivitetet kryhen në përputhje me konkluzionet dhe rekomandimet e Nënkomisioneve dhe Raportet e Progresit të vendit tonë” nënvizoi mes tjerash në fjalën e tij hyrëse ministri i ekonomisë Kreshik Bekteshi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close