LajmeRajon

“Kryeministër, mos na shkel në gjak” protestohet kundër Kurtit

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë marshimit, ata janë duke dëgjuar duke thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

“Kryeministër mos na provoko, fëmijët e dëshmorëve nuk falin dhe nuk harrojnë. Kryeministër kërko falje”.

Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit e kishte ngre lartë figurën e politikanit serb.

“Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte shkruar Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close