LajmeSport

Trofeu i parë në karrierë, Asllani “dehet” nga suksesi, i premton besnikëri Interit (VIDEO)

Me shumë personalitet, dëshirë të madhe për të nxjerr në pah cilësitë e tij, Kristjan Asllani luajti çdo minutë në finalen e Superkupës sikurse të ishin të fundit, nuk gaboi në asnjë top, në asnjë prekje, madje gjeti dhe mundësinë për të dhuruar disa lëvizje magjike.

Ylli kuqezi shijon trofeun e tij të parë, ndërsa shprehet i bindur se e ardhmja e tij do të vijojë të jetë në Milano, nuk ka dëshirë të largohet pavarësisht se minutat për këtë sezon kanë qenë me pikatore, edhe në derbi kundër Milan u aktivizua vetëm në minutën e 84-ët:

“Ndihem mirë tek Inter, jam i lumtur”, u shpreh Asllani pas finales kundër Milan. Në këtë merkato janari zërat që flasin për një huazim kanë qenë të shumta, por Asllani beson se ardhmja e tij është në klubin që aq shumë e dashuron.

 

 

Asllani

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close