
Gazetari Furkan Saliu përmes një postimi ka reaguar pas debatit të sontën në tv21 ku i ftuar ishte nënkryetari i BDI dhe si prijës i grupit të Musa Xhaferit. Saliu në postimin e tij shkruan;⁷
“Hajde flasim për dështimet në katër vitet e fundit, ama mos të flasim për dështimet në njëzet vitet e fundit… Mo male! Se ne 16 vjet këna honger kashtë e tash kemi nis mu ushqy me keksa.
Hajde të flasim për Artan Grubin e Bujar Osmanin se ata janë funksionarë aktual, por ta amnistojmë Musa Xhaferin se ai ka qenë funksionarë dikur, e tash është vetëm Kryetar i këshillit mbikëqyrës i partisë që kontrollon 50% të pushtetit ekzekutiv në vend… Mo male! Se lehtë qenka të harrohet Monstra, Lagjja e Trimave, Alfa, 27 prilli, rrahjet nëpër autobusë, zbrazja e shtetit e shumë probleme tjera.” shkruan Top24
&https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid01ExCi5gT78gJMyohsjoMMMTZfK5vianrrkiJ49CmMEVnygVymDPyrXwrFuqo9ccBl&id=100010076834178&mibextid=Nif5oz;



