LajmeRajon

65-vjeçari që u gjet i vdekur te shoqata e shurdhmemecëve në Mitrovicë dyshohet se është vrarë

Pasditen e sotme një 65-vjeçar u gjet pa shenja jete në shoqatën e shurdhmemecëve në Mitrovicë.

Në komunikatën e lëshuar, Policia e Kosovës njofton se hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale ‘vrasje’.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për media
V r a s j e

Mitrovicë, 10 janar 2023

Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.

Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close