Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen edhe më gjërë. Ndonëse për shkak të rrethanave të ndryshme politike, por edhe historike, shumë nga to nuk e zënë vendin e merituar.
Një prej këtyre rasteve është edhe në në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.
Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston
Një gjë e tillë, duket se nuk i ka rënë në sy askujt nga institucionet shtetërore, apo Ambasada e Kosovës në Vjenë.
Në këtë muze, paraqitet krijimi i sistemit diellor, fillet e jetës në tokë, evolucioni i qenieve të gjalla, përfshirë edhe njerëzimin.


