LajmeMaqedoniTopLajm

Regjim i posaçëm i trafikut ne Katedralen në Shkup

Komunikacioni rreth Katedrales “Shën Klimenti Ohrit” në Shkup nesër nga ora 10 do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të shënimit të festës së Buzmit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nesër (06.01.2023) për shkak të paralajmërimit të mbajtjes së manifestimit për festën e Buzmit në Shkup, nga ora 10 deri në përfundim të manifestimit, rrugët rreth Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” do të mbyllen për qarkullim nga Ndërtesa e “Posta e RMV-së” deri te udhëkryqi afër Katedrales dhe nga udhëkryqi pranë Katedrales deri te ndërtesa e Qeverisë së RMV-së, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për riorientimin e komunikacionit, si dhe masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët përreth.

Related Articles

Back to top button
Close
Close