
Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, nuk do ta rrisë çmimin për pagesën e taksës për rrugë, informojnë nga Ministria e këtij dikasteri dhe shtojnë se mbetemi vendi i vetëm në rajon i cili nuk do t’i rrisë çmimet e taksave për rrugë.
Siç theksojnë, mjetet e grumbulluara nga pagesa e taksës për rrugë, sipas planeve të Qeverisë do të investohen drejtpërdrejt për realizim të projekteve më të mëdha infrastrukturore edhe atë në ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe 10, si dhe akset e tjera të autostradave me gjatësi të përgjithshme prej më shumë se 190 kilometra, në ndërtimin e rrugëve të shpejta në gjatësi prej 64 kilometra, në rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe magjistrale prej më shumë se 150 kilometrave dhe në më shumë se 450 kilometra rrugë lokale.



