
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.
“Fola me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta, Musch për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai tha se presin që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtutjeshëm të situatës.



