
Drejtori i fondit sigurimit pensional dhe invalidor, Dritan Bexheti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se është nënshrkuar memorandum bashkëpunimi me shoqatën ndërkombëtare të policëve departamenti në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24.
Sot, më datë 19 dhjetor të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës ndërkombëtare të policisë – Departamenti Maqedonia.
Gjatë nënshkrimit të Memorandumit, nga Fondi i SPIMV-së morën pjesë Dritan Bexheti, u.d. drejtor, Shaip Zeneli zëvendësdrejtor dhe drejtoresha e Sektorit për çështje financiare Fatime Nexhipi, ndërsa nga Shoqata ndërkombëtare e policisë – Departamenti Maqedonia, Robertino Aceski, kryetar i KD-së së IPA MKD, Igno Stojkov, kryetar i IPA Rajoneve dhe Orce Jovanovski, sekretar gjeneral i IPA Shkup.
Memorandumi është nënshkruar nga Dritan Bexheti, u.d. drejtor i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Robertino Aceski, kryetar i KD-së së IPA MKD.
Subjekt i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut / dhënës i shërbimeve dhe Shoqata ndërkombëtare e policisë – Departamenti Maqedonia/ shfrytëzues i shërbimeve.
Me këtë memorandum, Fondi si dhënës i shërbimeve do të kryejë mbajtjen e një shume të caktuar nga pensioni i anëtarëve të IPA Maqedonia në emër anëtarësim në shoqatë, dhe të njëjtën do ta paguajë në llogarinë e shfrytëzuesit të shërbimit.
Fondi i SPIMV-së obligohet që të sigurojë besueshmëri në të dhënat e marra, gjegjësisht do të sigurojë një sistem të mbrojtjes së të dhënave nga shfrytëzimi i pa autorizuar dhe keqpërdorimi.
Palët nënshkruese do ta zbatojnë këtë Memorandum në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe në mënyrë reciproke do të informohen mbi çdo situatë që mund të vërë në dyshim zbatimin e plotë dhe në kohë të Mamorandumit.
Palët nënshkruese pajtohen që të zbatojnë standardet më të larta për sjellje etike dhe ligjore gjatë kohës së realizimit të këtij memorandumi.



