
Atje po qëndron gazetarja e Kanal 10 Bleona Dallaveraj e cila ka thënë se situata është e qetë në këtë pjesë të veriut por që shihen më shumë forca te shtuara të KFOR-it por që nuk kanë tentuar as sot të largojnë këto pengesa.
“Rruga po vazhdon të jetë e bllokuar në fshatin Rudarë, jemi në rrugën që të qon në piakt kufitare në JArinjë e Bërnjak. Që nga mëngjesi e deri tani situata ka qenë e qetë dhe ka pasur shumë pak lëvije të qytëtarëve që jetojnë këtu, situatën e kanë mbikëqyrur ekipi i KFOR-it dhe herë pas here edhe ekipi i EULEX-it. Nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga protestuesit serbë këtu por as nga ana e KFOR-it për heqjen e barrikadave.”, ka raportuar gazetarja.
Tutje gazetarja ka thënë se mbrapa barrikadave janë mbledhur serbë në grupe edhe në këtë pjesë të veriut.
Ndërkaq në afërsi të Jarinjës, nacionalistët serbë janë mbledhur dhe janë përleshur me policinë serbe duke tentuar që të hyjnë në Kosovë dhe të thyejnë pikën kufitare në Jarinjë.
Ata kanë kënduar këngë nacionaliste e kanë thirrur vazhdimisht “Kosovë zemra e Serbisë”.
Ndaj kësaj KFOR-i ka marrur masa duke vendosur rrethoja me gjemba në afërsi të kufirit ku edhe po protestojnë serbët.



