BotaLajme

Rusia ndërmerr sulmin më të fuqishëm ndaj Ukrainës

Janë sirenat që paralajmërojnë një tjetër sulm ajror në Ukrainë. Kësaj here Rusia lëshoi mbi 70 raketa ndaj Ukrainës të premten, një nga sulmet më të fuqishëm që nga fillimi i luftës. Raketat goditën sërish infrastrukturën energjetike dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë përfshirë edhe në Kiev.Tre persona u vranë kur një bllok apartamentesh u godit në qytetin qendror të KryvyiRih dhe një tjetër vdiq nga bombardimet në Kherson.

Për të shpërqendruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, Rusia fluturoi avionë luftarakë pranë kufirit. Shefi i Shtabit tha se 60 nga 76 raketat ruse u rrëzuan, por ministri i Energjisë, German Galushchenko tha se të paktën nëntë objekte gjeneruese të energjisë u goditën.

Vetëm në rajonin e Kievit, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 37 nga 40 raketat e lëshuara. Të mësuar me bombardimet, banorët e Kievit pritën në tunelet e metrosë dhe kënduan derisa sulmi mbaroi.

Sulmimi ndaj infrastrukturës sonë energjetike, është gjenocid ndaj kombit ukrainas. Por duhet të pranoj se morali ynë është vërtet i lartë dhe ne kurrë nuk do të dorëzohemi.”

Pa energji ka mbetur edhe qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkivi. Kryetari i bashkisë tha se qyteti pësoi dëme “kolosale” nga sulmi.

Forcat ruse mbajte të pushtuar rreth një të pestën e Ukrainës në jug dhe lindje dhe rreth 100 mijë ushtarë janë raportuar të vrarë dhe të plagosur. Ndërsa Ukraina përgatitet për një tjetër ofensivë, ushtria e saj po bombardon pozicion ruse në territoret e pushtuara.

Njëmbëdhjetë persona u vranë, 20 u plagosën dhe 20 të tjerë mbetën të zhdukur pranë kufirit me Rusinë në rajonin Luhansk të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia, tha agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shërbimet e urgjencës.Guvernatori i rajonit i vendosur nga Rusia, Leonid Pasechnik, e quajti sulmin “barbar”.

Ukraina pritet të pajisjet me sistemin më modern në botë të mbrojtjes raketore, atë amerikan Patriot. Për të qetësuar opinion e brendshëm, propaganda ruse shfaqi një video të një regjimenti raketash strategjike dhe lëshuesin e lëvizshëm Yars duke kryer manovra në perëndim të Moskës. Këto raketa kanë një rreze veprimi deri në 12,000 km.

Kjo raketë balistike ndërkontinentale mund të mbajë tre deri në gjashtë koka të pavarura bërthamore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close