LajmeMaqedoniTopLajm

Dritan Bexheti organizon trajnime për të punësuarit në FSPI, profesionalizimi dhe shërbimet cilësore prioritet i yni

Në vazhdën e shumë sukseseve të vazhdueshme me FSPI-në drejtori Dritan Bexheti është përkujdesur për ngritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimeve në këtë institucion duke organizuar trajnime për të punësuarit në FSPI, shkruan Top24
“Më datë 15 dhe 16 dhjetor të vitit 2022 në hotelin “Beograd” – Strugë u mbajtën trajnime interaktive për punonjësit në filialet e Fondit të SPIMV-së. Ligjërues të këtij trajnimi ishin Katerina Mihajllova, Hatmije Burniku Rexhepi dhe Lubomir Andrevski. Trajnimin e hapi dhe gjithashtu të pranishmit i përshëndeti shefi i Kabinetit të drejtorit të Fondit, Premtim Memedi dhe drejtoresha e Sektorit për realizimin e drejtës së SPI-së, Biljana Stojanova.” tha drejtori Bexheti.
Bexheti më tej sqaroi se ky trajnim i përfshiu prezanitimin e kushteve ligjore për realizimin e të drejtave të SPI-së, bazat ligjore në evidencën amzë si dhe ndryshimet ligjore të sjella vitet e fundit. Në kuadër të trajnimeve u organizua edhe puna në grupe për punonjësit në evidencën amzë dhe zgjidhjen e të drejtave të SPI-së, ku njohuritë e punonjësve zbatoheshin në praktikë nëpërmjet zgjidhjes së përbashkët të problemeve dhe lëndëve specifike.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close