
Ka kaluar një dekadë që kur është bërë premtimi i parë për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shkup, që nga atëherë nuk është ndërmarrë as edhe një hap konkret në këtë drejtim, përpos që është hapur një gropë, e më vonë u zhvendos vendi i planifikuar, që projekti për realizim duhej të fillonte sërish nga fillimi. Vërtetmatësi ka kontrolluar çdo person në llogarinë e të cilëve janë lëshuar para në tre vitet e fundit nga njësia e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike – shumat lëvizin nga 5.500 deri në 90.000 denarë në muaj. Se çfarë kanë punuar konkretisht këta persona, mbetet e paqartë, sepse nuk ka njoftim për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup dhe nuk është bërë rikonstruksion i asaj ekzistuese, ndërsa në Shtip ka gati gjashtë vite që ndërtimet janë duke u zhvilluar. Megjithatë, në vetëm tre vjet, disa njerëz fituan deri në 50,000 euro. Kjo tregon që për Qendrën e re Klinike në Shkup që tashmë duhej të ishte në shërbim të pacientëve, përpos që është prolonguar realizimi janë pasuruar njerëz pa bërë asnjë punë të vetme.zhurnal



