
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka përkujtuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin rënë në prit të forcave serbe gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për në Kosovë.
Sipas të parit të Qeverisë së Kosovës në këtë betejë kishte rënë Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së .
“Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut” ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social Facebook.
“Sot në përvjetorin e 24-të të rënies së këtyre 41 dëshmorëve të UÇK-së në Pashtrik, Mujë Krasniqin po e kujtojmë me këto 7 fotografi të shkrepura nga gazetari norvegjez Paul Refsdal, i cili e njohu Mujën në spitalet e UÇK-së në Drenicë, ku të dy u kuruan nga plagët. Vetë Refsdsal ishte plagosur në Pashtrik, aty ku pak muaj më pas do të binte Muja. Në këto fotografi historike të publikuara më 2016 nga historiani Durim Abdullahu dhe të bëra mes fshatit Caravik të Klinës dhe fshatit Murgë të Skënderajt, Mujë Krasniqi shihet i plagosur, teksa lëviz me paterica mes ushtarëve të tij, ndër ta edhe Beqir Gashi. Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri në ditën e 14 dhjetorit 1998, kur ranë dëshmorë për liri, duke u bërë frymëzim për luftë dhe këngë”, ka shtuar ai.
Më tej, kryeministri e ka treguar biografin e e dëshmorit Mujë Krasniqi.
“I lindur më 1967, në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Krasniqi ishte shumë aktiv në grupet e armatosura që gjatë viteve ’90-të, realizuan dhjetëra aksione guerile kundër policisë serbe dhe pushtetit të Serbisë në Kosovë. Në dukje i shqueshëm edhe nga mjekrra dhe kapela e tij, Muja ishte në ballë që nga fillet e grupeve të para të armatosura, siç qe në ballë edhe në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë” , ka thënë Kurti.
Kurti i ka përkujtuar 41 ushtarët e UÇK-së të cilët sipas Kurti kanë rënë dëshmor në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.
“Atë ditë të hënë, në Pashtrik ranë dëshmorë”:
Mujë Halil Krasniqi: (06.06.1967) – Klinë
Ali Halil Krasniqi: (13.05.1975) – Klinë
Bashkim Azem Krasniqi: (25.02.1977) – Klinë
Gani Hasan Zogaj: (19.05.1973) – Klinë
Ilir Hazir Asllani: (27.07.1969) – Skënderaj
Rifat Fazli Mëziu: (28.11.1968) – Skënderaj
Agim Halil Mëziu: (10.04.1974) – Skënderaj
Xhevat Shaban Thaçi: (23.08.1979) – Drenas
Muhamet Aziz Dervishi: (27.11.1967) – Drenas



