LajmeMaqedoniTopLajm

Tatimi progresiv, pas zgjedhjeve

Nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për vendosjen e taksimit progresiv, ndërsa edhe administrata tatimore nuk është e gatshme për këtë proces. Nuk ka asnjë bazë të dhënash që do të përdoret për të llogaritur të ardhurat e familjeve dhe të individëve me kusht që të vendoset tatimi vertikal. Nuk janë krijuar as Platformat digjitale që duhet të shërbejnë për taksimin në bazë të taksave të tjera. Kjo do të thotë se administratës tatimore i duhet kohë shtesë për përgatitje…, thonë ekspertët

Reforma e re tatimore nuk nënkupton tatime të reja. Kështu sigurojnë nga Ministria e Financave, ndërsa informojnë se mbetet tatimi me 10 për qind në të ardhura dhe 18 për qind i Tatimit të Vlerës së Shtuar dhe se kamatat e kursimeve në banka nuk do të tatimohen deri në aderimin në Bashkimin Evropian. Me fjalë të tjera, reforma tatimore i referohet zgjerimit të bazës tatimore, me uljen e ekonomisë informale dhe rishikimin e lirimeve tatimore dhe anulimit të pagesës së tatimit prej 18 për qind në ardhura mbi 90 mijë denarë në muaj. Qëllimi i reformës tatimore, siç thonë në Financa, është krijimi i sistemit tatimor modern që do të jetë më i drejtë, më transparent, më i thjeshtë dhe më cilësor. Edhe ekspertët e kësaj fushe ndërkohë vlerësojnë se deri në zgjedhjet e reja, nuk do të vendoset tatim progresiv dhe do të mbetet deri tatimi i sheshtë, apo thënë ndryshe – përkundër të ardhura mujore, të gjithë do të paguajnë njësoj tatimin në të ardhura. Për më tepër, shtojnë se deri në zgjedhjet e ardhshme nuk pritet rritje e tatimeve.

“Njëherësh nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për vendosjen e taksimit progresiv, ndërsa edhe administrata tatimore nuk është e gatshme për këtë proces. Nuk ka asnjë bazë të dhënash që do të përdoret për të llogaritur të ardhurat e familjeve dhe të individëve me kusht që të vendoset tatimi vertikal. Nuk janë krijuar as Platformat digjitale që duhet të shërbejnë për taksimin në bazë të taksave të tjera. Kjo do të thotë se administratës tatimore i duhet kohë shtesë për përgatitje”, thotë eksperti i financave, Pavle Gaçov.

Sipas tij, duhet menduar për normat prej 12 apo 14 për qind të tatimit progresiv dhe jo për një shkallë të lartë prej 10 dhe 18 për qind, që është një progresion shumë i lartë. Thënë ndryshe, do të presim akoma për vendosjen e tatimit progresiv, për shkak se pas anulimit dikur, akoma nuk dihet se si do vazhdohet më tej me atë që është nisur veçmë apo do të propozohet diçka e re. “Nëse keni parasysh parimin e taksimit vertikal në tatimin progresiv, propozimi im është që ai të bazohet në të ardhurat e familjes, dhe jo mbi individin, sepse kështu fitohet një taksim më real dhe më i drejtë”. Nga ana tjetër, afaristët thonë se nuk është zgjidhje për momentin vendosja e tatimit progresiv, duke e mbështetur këtë edhe me besimin e ultë të biznesit ndaj shtetit. Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit thotë se tek ne po mungon besimi i qytetarëve ndaj sistemit, duke shtuar se nevojitet edhe luftë më e madhe ndaj ekonomisë informale. Sipas tij, kjo kërkon ndjekje shtesë të prurjeve dhe derdhjeve të parave që do të gjendet evazioni fiskal, për shkak se me këto kontrolle të vogla dhe numër të inspektorëve, vështirë se do të ketë progres në këtë drejtim.

“Kemi propozuar edhe ndryshimin e Kodit Penal lidhur me mashtrimet në bazë të llojeve të ndryshme të tatimeve që nënkuptojnë edhe kallëzime penale, dhe burg për ata që realizojnë evazion fiskal apo fshehje të tatimeve, që do të dinë se sistemi mund ti ndjekë dhe dënojë”, shton Boshkov.

Në ndërkohë, numri një i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska që nuk është bartës i politikave, por realizues i tyre, thotë se do të vendoset tatimi progresiv, po jo si një zgjidhje e përshpejtuar. Analizat treguan se efekti nga vendosja e një tatimi të tillë me dy shkallë nuk do të ishte pozitiv, shton ajo. “Analizat e strukturës së tatimit mbi të ardhurat personale treguan se kemi rritjen më të madhe nga ana e pagave dhe të ardhurave që qytetarët kanë nga lojërat e fatit. A do të ishte atëherë pozitiv efekti i taksimit progresiv, mendoj se jo. Andaj, në të ardhmen duhet të bëjmë dallimin e duhur dhe të zgjedhim më të mirën, por nuk duhet të nxitohet”, thekson Lukarevska. Ndryshe, biznesi para anulimit të tatimit progresiv, vlerësoi se në kushte të krizës së madhe energjetike që po rëndon për çdo ditë punën e kompanive, në një ambient të paparashikueshëm ku nuk dihet se si do të rriten më tej çmimet e energjisë elektrike në bursa, por edhe gazit dhe naftës, nevojitet që mirë të peshohet dhe vlerësohet se sa është momentumi dhe koha të fillohet me çfarëdo reformë tatimore. Një nismë e tillë, në fakt, paraqet një ngarkesë shtesë për punën e biznesit në vend. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close