
Akuza vijnë nga Ricardo Kaka në lidhje me trajtimin që populli brazilian i bën skuadrës apo lojtarëve të Brazilit.
Legjenda e Milanit ka folur për “BeINsport” ku ka kritikuar trajtimin që skuadra braziliane dhe Neymar po marrin në vendin e tij gjatë Kupës së Botës në funksion të çerekfinales ndaj Kroacisë, si dhe mënyrën se si trajtohen idhujt e padiskutueshëm si Ronaldo Nazario, “Fenomeni” i cili kapi majat me ekipin e Interit.
“Është e çuditshme ta thuash, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin. Ndonjëherë kjo gjë ndodh. Nëse shohin Ronaldon duke ecur në rrugët e Katarit këto kohë, do të thonë se ai ka diçka ndryshe. Por, nëse ata e shohin në Brazil, për ta është thjesht një burrë i trashë, i shëndoshë duke ecur në rrugë.
Kur u pyet nëse Ronaldo nuk vlerësohet nga brazilianët siç vlerësohet në pjesën tjetër të botës, Kaka u përgjigj: “Sigurisht që shumë brazilianë e duan Ronaldon, unë e dua “fenomenin”, por mënyra se si ata e respektojnë atë në Brazil dhe jashtë është ndryshe, siç e shoh unë me më shumë respekt jashtë vendit sesa atje.”
Kaka dhe Ronaldo ishin pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës 2022, Botërori i fundit i fituar nga Brazili./ h.ll/albeu.com



