LajmeMaqedoniTopLajm

Ekipi i SHBA-ve për korrupsionin, Spasovski: MPB mbështet aktivitetet amerikane

Ministria e brendshme mbështet aktivitetet e paralajmëruara të ambasadores amerikane nga ekspertë amerikanë për hetimin dhe sanksionimin e korrupsionit. Ministri Oliver Spasovski theksoi se ky është prioritet edhe I qeverisë dhe duhet përmbushur me qëllim çrënjosjen e krimit dhe korrupsionit në vend.

“Secili prej nesh do të duhet sa më parë, në çdo pikëpamje me veprimin e tij do të duhet të bëj maksimumin për ti vënë fund krimit dhe korrupsionit në shtet, gjegjësisht të krijohet sistem I cili do të përgjigjet në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Ne si MPB, apsolutisht jemi në dispozicion në çdo aspekt të mbështesim të gjitha këto aktivitete”, u shpreh ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski.

Osmani: Hetimi dhe sanksionimi, gjithpërfshirës

Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani thotë se ka qenë propozim I tyre që të shtohet ekspertiza amerikane në kohën kur vendi ka rrezikuar të mbetet pa monitorim europian nëse nuk nisnim bisedimet. Osmani thotë se sanksionimi duhet të jetë gjithpërfshirës.

“Bëhet fjalë për një qasje të gjerë dhe unë ndaj qëndrimin se korrupsioni në vend nuk është vetëm në nivelin e politikës por në çdo sektor shoqëror. Gjithkund ku qytetarët paraqiten në sportele dhe kërkojnë shërbim nga shteti, ka elemente të korrupsionit dhe s’kemi bërë asgjë nëse kemi qasje selektive në këtë pjesë”, theksoi Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani.

Kasami: SHBA-të më agresiv kundër korrupsionit

Kryetari i ‘Lëvizjes Besa’ Bilall Kasami ka kërkuar ndërhyrje më të fuqishme të SHBA-së në luftimin e korrupsionit . Sipas tij, vedimi i Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që hodhi poshtë padinë e tij ndaj ish kryetares, Teuta Arifi për shpërdorim të detyrës ëstë tregues se sa keq është gjendja.

“Rezultati i një prokurori nga Zajazi doli, gjashtë muaj është mbajtur në sirtarë ajo padi dhe kur erdhi ai menjëherë e ka refuzuar, për këtë janë të njoftuara ambasadat, më konkretisht ambasada e SHBA-ve dhe ne besojmë fuqishëm që vetëm me një intervenim më agresiv ashtu siç ishte edhe në deklaratën e tyre, do të mundet që korrupsioni dhe keqpërdorimi i pozitës në RMV ta vënë nën kontroll”, u shpreh kryetari i ‘Lëvizjes Besa’ Bilall Kasami.

Reagimet e pushtetit dhe opozitës vijuan pas kritikave të ambasadores amerikane Anxhela Ageler sa I takon korrupsionit në vend dhe ardhjes së ekipit amerikan për sanksione.

Related Articles

Back to top button
Close
Close