LajmeMaqedoniTopLajm

Gjykata Kushtetuese: E diela mbetet ditë jopune

E diela mbetet ditë jopune për shumicën e punëtorëve në vend, përveç aktiviteteve që janë të përcaktuara si përjashtim. Kështu ka vendosur shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, të cilët vendosën të mos e pranojnë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë, e cila ishte parashtruese e iniciativës për shqyrtimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, të cilën ata e konsiderojnë si jokushtetuese. Nga Gjykata Kushtetuese njoftuan se ky vendim është i formës së prerë dhe se duhet respektuar.

“Në lëndën në të cilën kontestohej puna në ditën e diel, është vendosur të mos iniciohet procedurë. Në rendin juridik mbetet Ligji që e rregullon të drejtën e punëtorëve të mos punojnë ditën e diel, përveç aktiviteteve që janë përjashtim dhe janë të parapara me ligj. Për Gjykatën Kushtetuese të pabaza janë pretendimet e Odës Ekonomike të RMV-së, që është parashtruese e kësaj iniciative dhe që kërkonte të ndërpritet zbatimi i këtij Ligji.”,- deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shohin si fitore të angazhimeve të tyre që e diela të jetë ditë jopune.

“Në bazë të Ligjit për Marrëdhënie Pune dhe Ligjit për tregti, që janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, çdo i punësuar ka të drejtë në pushim javor dhe vjetor me pagesë dhe që punëtorët nuk duhet të heqin dorë nga kjo e drejtë dhe punëdhënësit të mos e kufizojnë atë.”, – thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close