
Debati në komision për rolin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Kundërzbulim (AK), institucione të cilat kanë qenë përgjegjëse për të kontrolluar sigurin e personit Oleksandr Onishçenko dhe dhënien e mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë së RMV-së, do të vazhdoi të premten në orën 12:00.
Mbledhja është ndërprerë pasi kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së ASK dhe AK, Lupço Prenxhov, informoi se ka marrë njoftim nga drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski se për shkak të detyrimeve të punës në Bruksel nuk do të mund të marrë pjesë.
“Shkaku i kësaj mbledhje është se gjatë periudhës së kaluar përballemi me shqetësime në lidhje me punën tonë. Kuvendi përveç rolit legjislativ, ka edhe rolin mbikëqyrës. Kemi rast në të cilin njeriut i cili është në listën e zezë të SHBA-së, Republika e Maqedonisë i ka dhënë shtetësi” tha kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov.
Prenxhov më parë paralajmëroi se drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski do të duhet të sqarojë se si nëpunës të Agjencisë e kanë lëshuar nëpër filtrin e sigurisë Onishçenkon, i cili akuzohet për korrupsion në Ukrainë dhe i vendosur në “listën e zezë” amerikane.
“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, u shpreh Prenxhov.
Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjell Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.
Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se nga nga institucionet të cilët kanë qenë të përfshira në dhënien e mendimeve pozitive për dhënien e shtetësisë për Onishçenkon, ka kërkuar të paraqesin raport për atë se si është kryer procedura.



