LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari dhe delegacioni i ASH-së priten nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, delegacioni i Aleancës për Shqiptarët, në vazhdën e vizitave janë takuar edhe me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari, i shqoëruar nga ISen Shabani dhe Ilire Dauti, u pritën sot nga Nikolla.

Burime për news33.tv bëjnë me dije se gjatë takimit u shpalos përkushtimi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët për të lëvizur përpara agjendat me intere të përbashkët.

Gjithashtu u ritheksua dhe mbështetja e parezervë e kësaj force politike për nismën e shtetit shqiptar në Këshillin e Evropës për rishikimin e rezolutës 1782 (2011).

Related Articles

Back to top button
Close
Close