LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përme një postimi ka kujtuar 33 vjetorin e rënies së heronjëve të lirisë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu shrkauan Top24.

“Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike.” shkruan Ahmeti.

Ahmeti më tej shton se “sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!” pëecjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close