
“Nëse duam shteti të ecë përpara, për jetesë të barbartë dhe pa tema tabu, është mementi si shqiptarë tani të veprojmë”.
Këtë bindje e shprehu në emisionin “Politica” në Tv Globi, u.d., kryetar i ASH-ës, Arben Taravari.
Një ndër ato çështje që Taravai e sheh se mund të sjellë barazi të plotë është sjellja e një LIgji për Përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Taravari është kundër prekjes së Bandenterit si instrument, pasi prejkja e tij prek edhe MO-në, tha ai.
“Unë mendoj se Balancuesi keqpërdoret me të madhe dhe ne si ASH në programin politik të 2020-tës e kishim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike”, deklaroi Taravari.
Taravari paralajmëron se ASH Ligjin për Përfqësim do ta inicojnë së shpejti dhe pret mbështetjen e të gjitha subjeteve politike parlamentare në vend.
“E kemi Ligjin të gatshëm dhe para e kishim prioritet Ligjin për Shtetësi dhe ai kaloi e pastaj na kapën pushimet dhe Kongresi i partisë dhe nuk arritëm. Besoj se së shpeji do ta iniciojmë dhe jam i mendimit që paraprakisht të bisedojmë me partitë politike që Balancuesin ta heqim dhe ta votojmë ligjin bashkarisht dhe pse jo edhe të ndyrshohet diçka nga ajo që ne e propozojmë nëse ka nevojë”, theksoi Taravari.
Për suprimim të majorizimit ekzitojnë dy mentoda sipas Taravarit: një është Bandeteri dhe e dyta Parlamenti dy dhomësh.
“Edhe pse mendoj se mumenti është i rëndë për këto, çështje por ne patjetër të ulemi dhe ti bashkëbisedojmë me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe nuk duhet të ketë tabu që nuk mund të bisedohen”, tha kryetari i ASH-së.



