LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani në Shqipëri pritet nga presidenti Bajram Begaj

Kryetari i komunës së Vrapçishtit është pjesë përbërse e delegacionit të Aleancës për Shqiptarët që po zhvillojnë takimet në Shqipëri, shkruan Top24

Shabani përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (u.d), dr.Arben Taravari dhe deputetët Artina Qazimi, Abdulla Saliu dhe Syrija Rashidi, u pritëm nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.

“Falenderuam Presidentin Begaj për rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimet rajonale, përfshirë solidaritetin shembullor me fqinjët në rrugën tonë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Përgëzuam Presidentin për lidershipin e dëshmuar nga Republika e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar i cili po dëshmohet edhe me organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor të 6 dhjetorit, një ngjarje historike për Tiranën dhe tërë rajonin. Në takim biseduam edhe për forcimin e bashkëpunimt rajonal në Ballkanin Perëndimor, si dhe progresin e arritur në Procesin e Berlinit dhe Tregut të përbashkët rajonal.” shkruan Shabani përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close