
Drejtori i ri i Bibliotekës Nacionale në RMV, Rametulla Kuçi përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se në kudër të ngritjes së bibliotekës nacionale gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Prof. Dr. Vesna Rafajlovska, ushtruese e detyrës së Dekanit të Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik, me të cilën kanë nënshkruar një bashkëpunim i cili parasheh realizim më të lehtë të projekteve me karakter të përbashkët. Njëherësh, projekt i tillë është edhe ekspozita “Molieri” që e organizojmë së bashku ditën e hënë ( 17 tetor )në orën 19:00, shkruan Top24.



