
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar kryeministrin Rama i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, shkruan Top24
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.
Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.
Populli i Kosovës të është mirënjohës!” shkruan Krasniqi përcjellë Top24.



