
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin e partisë Fatmir Limanin kanë qëndruar në Zvicër për të takuar bashkëatdhetarët tanë atje. Ajo e cila i vuri në siklet Kasamin dhe Limanin ishte vizita e tyre në odën Kërçovare ku të dy eksponentët u detyruan të ulen poshtë figurës së Ali Ahmetit e cila ishte ngjitur në ballë të oxhakut të kësaj Ode.
Vizita e takime, e në fund edhe muzikë nën tingujt e folklorit dhe muzikës burimore të pastër shqipe ka mbledhur në konak të Odës Kërçovare pikërisht Bilall Kasamin dhe Fatmir Limanin të cilët sikur në një kurth e nuk do kishin dashur të ishin aty pasiqë nga organizatorët janë ulur nën imazhin e komandantit Ali Ahmeti dhe amblemës së UÇK-së.
Gjithçka kthehet dhe rrotullohet tek Ali Ahmeti edhe pse që të dy nuk do kishin dashur, po duan shqiptarët që jetojnë në shtetin zviceran, ata që kanë përzemër Ali Ahmetin si komandant e politikan.






