
Është vjedhur një kabllo e e motorit tërheqës së Lokomotivës në hapsirat e HRMV Sha Transport në Shkup, për shkak të së cilës kjo lokomotivë nuk është në funksion.
“Në hapsirat e HRMV SHA Transport Shkup, në repartin e mirëmbajtjes së shërbimit tërheqës është vërejtur dhe konstatuar vjedhje kabllosë të motorit tërheqës së Lokomotivës seria nr.642 sidhe pjese dhe kabllo nga manipulatori. Për shkak të kabllosë dhe pjesëve tjera të dëmtuara kjo lokomotivë nuk është më në funksion, me çka me të njejtën i është shkaktuar dëm enorm kompanisë duke pasur parasyshë numrin e vogël të mjeteve vozitëse që posedon e njejta, thuhet në njoftimin e HRMV SHA Transport.
Vjedhja është lajmëruar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe është konstatuat gjendja faktike nga ana e Njësisë për kriminalistikë me të cilën është filluar edhe hetimi.



