LajmeMaqedoniTopLajm

Aleanca për Shqiptarët në Strugë akuzon komunën për keqpërdorime të karburantit në emër të veturave zyrtare

Aleanca për Shqiptarët në Strugë përmes një komunikate ka akuzuar  komunën e Strugës se në vitin 2021 kanë dyshime për keqpërdorim të karburantit për veturat zyrtare të komunës së Strugës, shkruan Top24.
“Në bazë të Buxhetit të miratuar për vitin 2021, Kontraten e lidhur me SHA ,, Makpetrol ,, – dhe Raportit Perfundimtar për vitin 2021, rezulton se janë harxhuar 1.861.437.00 denare, ose 30.350.00 euro., ne harxhim të naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës.

Nëse marim për bazë se komuna ka në dispozicion 6 makina, përfshirë këtu makinën e kryetarit, rezulton se çdo makinë në një vit ka harxhuar rreth 5.060.00 euro, ose 421.00 euro ne muaj, që në bazë të çmimit të derivative të naftës rezulton se për çdo muaj, secila makinë duhet të ketë levizur rreth 5.400.00 km.” thuhet në reagim, përcjellë Top24
Më tej grupi i këshilltarëve të ASH-së në Strugë ka adresuar disa pyetje në adresë të kreut të komunës së Strugës, Ramiz Merko duke  pytur “se a ka kontroll ndaj shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës, ndaj shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të makinave zyrtare për nevoja private, apo edhe në këtë sferë mbretëron situatë e pa kontrollueshme në shfrytëzimin e naftës dhe derivateve të naftës nga makinat zyrtare të komunës së Strugës dhe makinave të tjera për nevoja private ?
Grupi i këshilltarëve të ASH – Strugë.” Top24

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close