
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra” dhënë më 23 shkurt të vitit kaluar.
Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë.
Rigjykimi për rastin “Monstra” që i referohet vrasjes së pesëfisht në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 erdhi pasi ish Prokuroria Speciale Publike mori përfaqësimin e akuzës për terrorizëm.
Dy nga të dënuarit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar në mungesë për shkak të arratisë në Kosovë e cila edhe pas disa kërkesave nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar t’i ekstradon të njëjtit.



