
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka parë deklarata të Sindikatës së Arsimit për mungesë dialogu me ta, për të cilat theksoi se nga marrja e detyrës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të tyre, ndërsa sipas saj i kanë adresuar të gjitha çështjet e ngritura.
Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nuk ka asnjë çështje që në takimet e tyre është ngritur dhe që nuk është adresuar.
Ajo thotë se janë të vendosur që përveç rregullimit të cilësisë në arsim të merren edhe me çështjet e ngutshme, që kryesisht thotë ajo janë si rezultat i neglizhencës mbi 20-vjeçare.



