
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka zgjedhur që 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës ta kaloj pranë nxënësve të shkollës fillore “Drita” në fshatin Lisec të malësisë së Tetovës, shkruan Top224.
“Në Lisec, në shkollën fillore “Drita” buzë Malit Sharr për të vizituar e për të uruar nga afër 1 shtatorin të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe në përgjithësi. Bashkërisht me stafin komunal dhuruam çanta dhe mjete të tjera shkollore falas për nxënësit e klasave të para. Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha fshatrat e Malësisë së Sharrit.





